News details

image
oranews.tv / 21 March, 2023

Belind Këlliçi me qytetarët tek 'Rruga e Kavajës': Votat do t`i ruajmë, vetëm çojini në kuti

Votat do t`i ruajmë,- këtë premtim u dha qytetarëve në kryeqytet, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Gjatë ecjes që zhvilloi në zonën e Rrugës së Kavajës, Këlliçi shtrëngoi duart me dhjetra qytetarë dhe intelektual të Tiranës, të cilët i uruan fitoren në 14 maj. Një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve është vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit. Por, Belind Këlliçi garantoi qytetarët se vota e tyre do të mbrohet dhe garantohet, ndërsa u bëri thirrje të gjithë banorëve të kryeqytetit të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked